Hapësire reklamuese

Politikë

I kërkoi Ramës ta bënte kryetar bashkie në Himarë, Vasilit i shkatërrojnë makinën

Shkruar nga Newsbomb

Disa ditë pasi i bëri kërkesë publike kryeministrit, Edi Rama, për tu bërë kryebashiak i Himarës, gazetarit Vasili Kaliva i sulmojnë makinën.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, gazetari Vasil Kaliva dhe njëkohësisht ish-kryetar komune në fshatin Mesopotam të Vlorës ka publikuar pamjet nga makina me xhama të thyer.

Ndërsa përgjegjës për sulmin ndaj mjetit bën kundërshtarët e tij në politikë.

Sipas Vasil Kalivës, kundërshtarët e tij i shkatërruan makinën pas kërkesës publike që ai bëri ndaj kryeministrit, Edi Rama duke u vetëofruar të bëhet kryetar bashkie në Himarë.

Vasil Kaliva  thotë se ngjarja ndodhur në fshatin e tij Dhrovjan, Finiq. Në përfundim të publikimit në Facebook, Vasil Kaliva kërkon nga kryeministri “mbrojtjen fizike të tij dhe të familjes së tij”.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ndodhet në burg pasi akuzohet për blerje votash dhe nuk i jepet leja nga autoritetet e posaçme për të kryer betimin si kryetar bashkie.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese