Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

I kërkoi ndihmë Canës për vajzën e tij, babait nuk i përgjigjet kapiteni por një biznesmen

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Isuf Shehu ka prekur zemrat e shumë njerëzve të cilët janë njohur me përpjekjet e tij për t’i mundësuar vajzës së tij tetraplegjike të shkojë në shkollë si të gjithë fëmijët e tjerë.

Isufi u mundua që nëpërmjet gazetarit Dëfrim Methasani t’i dërgonte kapitenit të Kombëtares Lorik Cana dhe atij të Portugalisë, Cristiano Ronaldo, një letër ku i kërkonte t’i mundësonin vajzës së tij një makinë invalidësh, e cila kushton 8000 euro.

Megjithatë, duket se letra nuk ka arritur ende tek kapiteni Cana, por Siborës së vogël i është përgjigjur një biznesmen shqiptar që jeton në Zvicër. Është aktivisti Arian Galdini ai që njofton në facebook për aktin human të shqiptarit, por pa dhënë identitetin e tij.

Galdini ka publikuar edhe fotot e makinës së blerë nga shqiptari, që do t’i dërgohet Siborës në Shqipëri.

Lexo edhe: “Lorik Cana, lexoje”, letra e një babai që duhet të bjerë në dorën e kapitenit të kombëtares

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img