Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I kërkoi Izraelit ndalimin e dhunës, ylli i popi “kryqëzohet” nga ndjekësit: Njeri pa tru, duan të shfarosin hebrenjtë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ylli suedez i popit, Zara Larsson është “kryqëzuar” nga ndjekësit pasi përmes një postimi ajo i bëri thirrje Izraelit të ndalojë dhunën dhe vrasjen e qytetarëve palestinezë.

Larsson kritikoi reagimin e Izraelit ndaj palestinezëve dhe shpërthimin e dhunës në rajon. Ky reagim i saj nuk u prit aspak mirë në rrjete sociale ku menjëherë vërshuan një sërë kritikash të ashpra për këngëtaren.

23-vjeçarja tha se dhuna e vazhdueshme ndërkufitare ishte një “krim” kundër palestinezëve.

“Ne duhet të qëndrojmë për njerëzit hebrenj në të gjithë botën që përballen me dhunë dhe kërcënime antisemitike, por duhet gjithashtu të thërrasim një shtet që nuk mbështet vrasjen e civilëve”, shkruante ajo ku gjithashtu mesazhin e kishte shoqëruar me hashtagun “#freepalestine”.

E përballur me “urrejtjen” e ndjekësve pak orë më vonë Larsson u detyrua që të fshinte postimin.

Një nga komentuesit e përshkroi 23-vjeçaren si “trime” për mbrojtjen e “terroristëve që në mënyrë të qartë duan të shfarosin hebrenjtë”, ndërsa dikush tjetër i drejtohet asaj duke i thënë “njeri pa tru”.

Kujtojmë se deri tani 40 palestinezë kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pas përshkallëzimit të fundit të konfliktit me Izraelin.

Tensionet u rritën edhe një herë pas vijimit të zbatimit të planeve të qeverisë izraelite për largimin e familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre në Jerusalemin Lindor, ku do të vendosen koloni hebrenjsh.

Ky është vetëm rasti i fundit i një konflikti që zgjat prej dekadash.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img