Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

I kërkoi dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, Grida Duma zbulon marrëdhënien që ka me Lulzim Bashën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja Grida Duma, ka rrëfyer se ka shkëputur çdo komunikim me ish kreun e PD, Lulzim Bashën. Kjo, pasi ajo ishte një ndër zërat kryesorë që kërkoi prej Bashës marrjen e përgjegjësisë për humbjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.

“E natyrshme  se kam qenë ndër personat që kam qenë më e zëshme në marrjen e përgjegjësisë së tij (Bashës). Është e natyrshme.

Nga pikëpamja njerëzore nuk doja të vendoseshim në asnjë pozitë me njerëzit që kemi bashkëpunuar. Nga pikëpamja politike jemi të detyruar të kuptojmë të vërtetat”, tha Duma.

Sa i përket ambicieve të saja, Duma është shprehur për momentin nuk ka ambicie në PD.

“Rrugën ta mëson përpjekja, nuk ka rrugëtim politik me hartë të përcaktuar. Nuk është ky momenti për të bërë diskutime për ambicien time. Unë jam në disa detyra në PD dhe përfaqësoj opozitën sa mundem dhe besoj që e bëj mirë këtë”, tha ajo në një intervistë për A2.

Më shumë




spot_img








spot_img