Dy shqiptarë, babë e bir janë arrestuar në Ariccia të Italisë.
Arrestimi u bë nga autoritetet italiane pasi akuzohen për veprën penale ‘vrasje e mbetur në tentativë’, ndaj një shtetasi italian.
Mediat e huaja shkruajtën sot se shtetasi italian kishte kërcënuar me thikë 50-vjeçarin shqiptar, të cilit i erdhi në ndihmë djali i tij, 20 vjeç.
Konflikti degradoi më tej, ku 20-vjeçari goditi me thikë shtetasin italian në gjoks.
Shtetasi italian i plagosur u transportua me urgjencë për në spital ku iu nënshtrua një operacioni. Menjëherë pas ngjarjes, policia italiane ka arrestuar dy shtetasit shqiptarë, babë e bir.
Sondazh
Poll