I keni parë sesi janë vajzat e LSI në Parlament? E patë Monikën që hodhi çizmen?...Spiropali agravon gjuhën me koleget, kërkon mobilizim të FRESSH

Publikuar tek: politike, më 19:06 10-01-2018 I keni parë sesi janë vajzat e LSI në Parlament? E patë Monikën që hodhi çizmen?...Spiropali agravon gjuhën me koleget, kërkon mobilizim të FRESSH

Tani në mbrëmje, në selinë e PS, është duke u zhvilluar takimi i koordinatores për bashkëqeverisjen e PS, Elisa Spiropali me strukturat e FRESSH ku kjo e fundit ka kërkuar mobilizim të të gjithë të rinjve, të mbushin pallatin e sportit që të sfidojnë po ashtu edhe protestën e opoztës të 27 janarit.

Por komentet më pikante të Spiropalit kishin të bënin me mungesën e vlerësimit që sekretarja socialiste ka për vajzat deputete të LSI, kolege të saj, në Kuvendin e Shqipërisë.

“Dhe në parti të tjera ka të rinj, por janë ushtarë, i keni parë ato vajzat që ka futur LSI në Parlament? I keni parë sesi janë? Të jesh i ri, nuk është vlerë, por të kesh risi, dhe të sjellësh risi, është një vlerë”, tha Spiropali në fjalën e saj, raporton newsbomb.al.

“Ne fituam vetëm dhe u kërkuam njerëzve të na besonin. Të na besonin se do të hiqnim pazarxhinjtë dhe tepsixhinjtë nga administrata”, vazhdoi analizën Spiropali, duke iu referuar sërish zyrtarëve të LSI-së, e cila ka qenë forca aleate qeverisëse e PS, në mandatin e kaluar. “Ne do të vlerësonim meritën te njerëzit. Njerëzit na besuan, dhe ne duhet tua kthejmë këtë besim” tha Spiropali.

Spiropali u foli për rëndësinë e çeljes së negociatave me BE. “Kanë dalë disa forca politike që duan të kthejnë pas Shqipërinë. E tregojnë me aksione në Parlament, por edhe në forma të tjera. Pse kujtoni ju se i hodhi çizmet ajo në Parlament? Apo tymin? Se nuk donin prokuroren? Jo, sepse janë kundër reformës” -shtoi më tej para të rinjve, raporton newsbomb.al.

“Ndaj në 14 janar ne duhet të provojmë që kemi entuziazëm dhe që rinia është me ne. Të sfidojmë protestën e 27 janarit, të atyre, sepse janë njerëz të diskretituar që duan të diskretitojnë edhe Shqipërinë. Ky duhet të jetë vizioni jonë. Nuk është cështja te një ditëlindje formale, por vlerat që ne perfaqësojmë. Dhe FRESSH duhet të jetë I qartë pse e mbështet këtë forcë politike. Ky do të jetë motivimi dhe kjo do të bëjë dallimin me forumet e tjera” tha Spiropali. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089340209960938
array(1) { ["section"]=> string(148) "i-keni-pare-sesi-jane-vajzat-e-lsi-ne-parlament-e-pate-moniken-qe-hodhi-cizmen-spiropali-agravon-gjuhen-me-koleget-kerkon-mobilizim-te-fressh-106130" }