Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘I kemi larë stolat e spitalit me lot’, emocionojnë prindërit e Renaldit: Ndihmojeni të jetojë! (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Babai i Rinaldit

Janë në pritje të çdo fjale që del nga buzët e mjekëve në lidhje me shëndetin e djalit të tyre. E si të mos mjaftonin hallet ekonomike që kanë, gjendja e tyre u përkeqësua pasi 11 vjeçarit iu shfaq sëmundja që u rrënoi të gjithë në shtëpinë e tyre.

E kur sëmundja mbërrin në një shtëpi kaq të varfër, pesha bëhet edhe më e madhe. Enkeleda prej pesë muajsh nuk i ndahet nga koka e shtratit në spitalin Pediatrik në Tiranë.

“Sikur na ra qielli e na zuri të gjithëve. Djalin e ka marrë shumë malli për të shkuar shtëpinë, të vdes atje thotë. Morëm borxhe 2 milionë, ai ka temperaturë, më mirë të vdes vetë dhe ai mos të vuaj këtë them, po nuk iku jashtë nuk ka jetë për djalin. Se mos më ikën nga duart, këtë frikë kam e nënë ai më ikën nga duart, unë se dua më jetën kot që rroj, dua të kem djalin shëndoshë e mirë”, janë fjalët e nënës se Renaldit që vuan nga leukemia. Lotët e nënës së tij derdhën papushim e kërkon që djali të kurohet sa më shpejt pasi koha nuk pret.

“Unë kam qëndruar 17 ditë fillimisht në spital, edhe kostoja e transportit ishte e madhe për shkak të pandemisë, nuk kisha më çfarë të lëvizja, tre muajt e fundit I kam larë stolat me lot. Do doja të isha jashtë me punë që të ndihmoja djalin por e ndiej veten shumë të pafuqishëm. U preka kur shokët e tij më sollën para për të. Ai është yll i këputur, mua më janë venitur shpresat. Do me ndihmomi ta kaloj edhe unë këtë situatë kaq të vështirë, me fjalë me ndihmë ekonomike dhe me zemër, dua ta shikoj djalin që luan me shokët asnjë tjetër”, thotë i ati i Renaldit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll