Hapësire reklamuese

Politikë

I kapur për dore me bashkëshorten, Rama i drejtohet podiumit në sheshin “Skënderbej”

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Rama, i vetmi me mandatin e tretë radhazi në historinë e Shqipërisë ndodhet në sheshin “Skënderbej” për të mbajtur fjalën e tij të parë si kryeministri i mandatit të ri qeverisës, të cilin do e nisë në shtator.

Të kapur për dore me bashkëshorten Linda Rama dhe nën kujdesin e sigurinë e truprojave, Rama “çan” turmën dhe i drejtohet podiumit.

Sheshi “Skënderbej” është mbushur me simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Socialiste të cilët janë grumbulluar për të festuar fitoren e socialistëve në këto zgjedhje. Ajo çka vihet re është dhe prania e Olsi Ramës në shesh, i cili mesa duket ka ardhur në mbështetje të vëllait të tij, kryeministrit Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu