Tirana
broken clouds
17.3 ° C
17.3 °
17.3 °
70 %
3.6kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

“I kanë pasë paratë me thasë”, Marku flet për shitblerjen e votës: Në një fshat shkoi një grup dhe ofroi 50 mijë lekë, grupi i dytë 100 dhe tjetri…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për deputet i PD në qarkun e Lezhës, Mark Marku ka komentuar mbrëmjen e sotme çështjen e shitblerjes së votave.

Ai tha se këtë herë janë blerë vota përmes legalizimit të shtëpive, ku shtoi se ka emra të personave, të cilët sipas tij kanë shpërndarë para kundrejt votës.

Profesori u shpreh se PD disponon emra të personave që kanë blerë vota.

“Zgjedhjet shkuan të qeta sepse shitblerja nuk bën zhurmë. Janë blerë vota përmes legalizimit të shtëpive. Ne kemi emra të shpërndarësve të parave. I kanë pasë me thasë paratë. Diku në një fshat ka shkuar një grup dhe u kanë thënë banorëve që do u jepnin 50 mijë lekë për votën, pastaj ka shkuar grupi tjetër ka dhënë 100, pas tyre grupi tjetër ka ofruar 200 mijë lekë”, tha Marku.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img