Hapësire reklamuese

Rajoni

“I kam marrëdhëniet shumë të mira me Ramën”, Mitsotakis: Ia kam bërë të qartë Shqipërisë, minoriteti grek atje duhet të mbrohet

Shkruar nga Newsbomb
“I kam marrëdhëniet shumë të mira me

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në intervistën që po jep në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut, ka folur për Shqipërinë dhe për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se anëtarësimi i Shqipërisë në rrugën europiane është edhe në avantazh të Greqisë. Mitsotaksis tha se ka marrëdhënie shumë të mira me Ramën, por nuk la pa përmendur as minoritetetin grek në vendin tonë.

Kreu i qeverisë greke deklaroi se mbrojtja e pakicës greke është një nder çështjet kryesore që Tirana duhet të respektojë për të vazhduar rrugëtimin e saj drejt BE.

“Rruga Janenë-Kakavia do të jetë një rrugë moderne e sigurt. Lidhja e Shqipërisë në rrugën europiane është në avantazhin tonë, por ky proces është i gjatë. Unë kam marrëdhënie të mira me Edi Ramën, gjithmonë sigurisht me njohjen që minoriteti etnik grek atje duhet të mbrohet, diçka që e kam bërë të qartë, por është edhe një çështje që përcakton perspektivën evropiane të Shqipërisë”, theksoi ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll