Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
49 %
3.1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
12 °
E martë, 31 Janar, 2023

I kaloi sipër qenit me makinë, Policia e Durrësit identifikon të riun nga Tirana me fuoristradë: E bëri qëllimisht dhe u largua

spot_img

Lajme të ngjashëm

I riu që shtypi qëllimisht me fuoristradë një qen në Durrës, teksa nxirrte makinën e tij nga parkimi, është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia e qytetit bregdetar.

Sipas Policisë, shoferi i makinës është një 39 vjeçar me inicialet R.Sh. Referuar njoftimit, sipas Bluve të Durrësit shoferi e ka shtypur qëllimisht qenin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shihet që një mjet ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është larguar, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas verifikimeve të bëra bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, sipas Nenit 207, të K. P., për shtetasin  R. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr.1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është  larguar”, njofton Policia.

Më shumë


spot_img








spot_img