Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

I akuzuar për “shpërdorim detyre”, gjykata lë të lirë kreun e IMT-së në Bashkinë Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kreu i IMT-së, Mariglen Qato është njohur sot me masën e sigurisë nga Gjykata e Tiranës, e cila vendosi për të masën “detyrim paraqitje”.

Prokuroria më herët kishte kërkuar masën “arrest me burg” për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pasi u kallëzua bashkë me dy inspektorë, me pretendimin se kishin lejuar një ndërtim pa leje.

Ka qenë policia që ka evidentuar një kat shtesë pa leje në një pallat, i cili nga pesë u ngrit në gjashtë kate. Rastin policia ia referoi IMT-së nga ku ka rezultuar se konstatimi ishte i vërtetë dhe se kati që ishte ngritur në pallat ishin pa leje, të ndërtuara nga vëllezërit Klevis dhe Eugert Bregu.

Po kështu gjykata ka vendosur “detyrim paraqitje” edhe për inspektorët e IMT, Adrian Caushaj dhe Leandro Lamani, me të njëjtën akuzë për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Për arkitektin K.B. është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Qato dhe inspektorët e IMT akuzohen se kanë lejuar një ndërtim pa leje në kryeqytet.

Më shumë

spot_img
spot_img