Hapësire reklamuese

Aktualitet

I ka shpëtuar dy atentateve, dorëhiqet drejtori i Hekurudhës Shqiptare (Emri)

Shkruar nga Newsbomb
I ka shpëtuar dy atentateve, dorëhiqet drejtori i Hekurudhës

Kreu i Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi ka dhënë dorëheqjen pas gati pesë vitesh në këtë pozicion.

Arsyet e dorëheqjes së Dyrmishit deri tani nuk dihen, por mësohet se ai ka dorëzuar në ministri letrën e dorëheqjes. Dyrmishi zëvendësoi në këtë post ish-drejtorin e Hekurudhave, Ilir Dashi.

Më herët Ani Dyrmishi ka mbajtur postin e drejtorit të Hipotekës në Durrës, si dhe ka qenë kreu i Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Atij i janë bërë dy atentate, në 2018-ën kur në makinën e tij u zbulua lëndë plasëse, dhe në 2019 kur nga një denoncim i PD u tha se persona të paidentifikuar kishin hapur zjarr ndaj tij. Në të dyja rastet, Dyrmishi ka mohuar që ngjarjet të kenë lidhje me të.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.