
Çështja e ish-zyrtarit të FBI-së tashmë nën arrest, Charles McGonigal, ka trazuar politikën në Shqipëri, duke bërë që në media të qarkullojnë akuza dhe supozime nga më të ndryshmet.
Një prej tyre ishte edhe lajmi i disa ditëve më parë se McGonigal i ka marrë biznesmenëve të njohur shqiptarë shuma të mëdha parash për t'i pastruar nga "non-gratat" në SHBA. Një gjë të tillë e citoi gazetari Denis Dyrnjaja.
Por sipas gazetarit Artan Hoxha, diçka e tillë është e pavërtetë. Hoxha tha se McGonigal ka tentuar të ndërhyjë te një person për të mundësuar kalimin e tij në Vetting, por s'ia ka arritur.
Pjesë nga debati në emisionin "Të Paekspozuarit":
Dyrnjaja: Flitet që ka marrë lekë biznesmenëve që t'i japë certifikatën e virgjërisë politike
Hoxha: Nuk thuhet kjo
Dyrnjaja: Kështu flitet, e ka nxjerrë portali
Hoxha: Mos u merr me atë, nuk është e vërtetë ajo.
Hoxha: Atij personit edhe 5 milionë euro po t'ia jepnin do i merrte, puna është se si do i nxirrte.
Hoxha: Te reforma në drejtësi i është kërkuar të ndikojë te njohjet që kishte, me rastet që di unë që shkuan dhe i kërkuan ndihmë, nuk e kaluan vettingun. Nuk e kaluan. Por prandaj duhet një hetim në Shqipëri, për të parë kë ka takuar