Pas 12 ditësh zi, sot do t’i jepet lamtumira e fundit mbretëreshës Elisabeth II.
Për britanikët do të jetë lamtumira e një simboli, por edhe fundi i një epoke. Për rrjetet televizive dhe shikuesit, do të jetë një ngjarje që tejkalojë ngjarjet e mëparshme mbretërore, si funerali i Princit Philip në 2021, dasma e Princit William me Kate Middleton në 2011, festa e dasmës së Princit Harry dhe Meghan Markle në 2018 ose funeral i Princesha Diana në shtator 1997.
Ky është programi i sotëm i funeralit të Mbretëreshës Elizabeth:
- 8:00 - Dyert e Ëestminster Abbey hapen për 2000 të ftuarit, liderët botërorë te punëtorët e bamirësisë dhe perandori japonez
- 10:44 – Arkivoli do të niset, me mbretin Charles dhe anëtarët e tjerë mbretërorë që ecin pas arkivolit të Mbretëreshës ndërsa tërhiqet nga marinarët në karrocën e armëve shtetërore nga Salla e Ëestminsterit në Ëestminster Abbey
- Ora 11:00 – Nis shërbimi mortor shtetëror
- Ora 11:55 – Do mbahet një heshtje kombëtare për dy minuta
- 12:00 - Shërbimi përfundon dhe në orën 12:15 një procesion i dytë, më i madh sjell arkivolin e saj në Ëellington Arch
- 13:00 - Arkivoli i saj transferohet në makinën e vdekjes shtetërore dhe dërgohet në Ëindsor përgjatë një rruge që pritet të ndiqet nga turma.
- 15:00 - Fillon procesioni i tretë i ditës, përmes terrenit të Kështjellës Ëindsor deri në Kapelën e Shën Gjergjit
- Ora 16:00 - Shërbesa e përkushtimit bëhet në kapelën e Shën Gjergjit
- 1 9:30 - Familja mbretërore kthehet në kishë për një shërbim varrimi privat, ku do të prehet Elizabeth II së bashku me bashkëshortin e saj të ndjerë, Dukën e Edinburgut.
Marina Mbretërore do të mbajë arkivolin e Mbretëreshës fillimisht nga Ëestminster Hall në Abbey dhe pas funeralit do të udhëtojë një rrugë dy kilometra në Londër për në Ëellington Arch në Hyde Park Corner.
Arkivoli do të shoqërohet nga 142 marinarë si dhe nga 2000 të ftuarit. Varrimin e saj mbretëresha e kishte planifikuar pik më pikë para 20 vitesh.
Duka i Norfolkut, Edëard Fitzgerald-Hoëard, i cili u zgjodh për të çuar Elizabeth në banesën e fundit ka thënë se funeral i mbretëreshës vlerësohet se do të kushtojë deri në 6 milardë £, për masat e shtuara, funerlai si dhe shërbimet e tjera. Mediat e huaja njoftojnë se mbi 10 mijë oficerë do të jënë sot në rrugët e Londrës.
Kujtohet se funerali i Mbretëreshë I, në vitin 2002, i kushtoi publikut britanik 5.4 milionë paund, ndërsa ai i princeshës Diana vlerësohet në 3-5 milionë paund.