I jepet lamtumira e fundit ditën e sotme Pëllumb Metës, i cili u vra dhe gropos nga fëmijët e tij, të cilët më pas e shpallën të zhdukur.
E teksa familjarë dhe të afërm janë mbledhur për t’i dhënë lamtumiren e fundit dhe për ta përcjellë në banesën e fundit të ndjerin Pëllumb Meta, në ceremonin mortore ka shkuar edhe bashkëshortja Blerina Meta.
Larjmeri i vdekjes se 49-vjeçarit/ Ne foto Pellumb Meta
Bëhet me dije se Blerina Meta është larguar nga ceremonia mortore nga kunetërit e saj. Madje ajo është marrë në mbrojtje nga policia dhe është dërguar te familja e saj në Laç, për të shmangur kështu ndonjë konflikt mes familjes Meta me Blerina Metën.
Kujtojmë që fillimisht u raportua se Pëllumb Meta ishte zhdukur, më pas u raportua se Meta ishte vrarë nga vajza e tij 19-vjeçare, pasi i ati dëshironte ta fejonte dhe martonte pa dëshirën e saj me një emigrant.
Policia zbardhi ngjarjen, ku rezultoi se Hysen Meta, djali 25 vjeçar i familjes Meta nga Shënavlashi i Durrësit, ka qëlluar me 4 plumba babain duke e lënë të vdekur, ndërsa me motrën, 19-vjeçaren Hygerta Metën e kanë groposur trupin. Dijeni për ngjarjen kishte edhe vëllai tjetër, i cili ndihmoi që të largonin makinën, që të dukej sikur i ati ishte zhdukur.
Kasollja ku femijet groposen babain ne Durres
Në lidhje me ngjarjen Policia e Durrësit ka arrestuar në kushtet e flagrancës tre fëmijët e familjes Meta, djalin e madh Hysen Meta të akuzuar për vrasje, vajzën 19 vjeçare Hygerta Meta e akuzuar për bashkëpunëtore, djalin 21 vjeçar Amarildo Meta për përkrahje të autorëve të krimit dhe ka proceduar nënën, Blerina Meta.
Djali qe akuzohet qe vrau babaib, Hysen Meta
Lexo edhe: Zbardhet vrasja e 50-vjeçarit në Durrës, policia: Autori është djali i madh