Hapësire reklamuese

Politikë

“I izoluar” nga SHBA dhe Britania, Berisha tregon “urën lidhëse” me ndërkombëtarët

Shkruar nga Newsbomb
“I izoluar” nga SHBA dhe Britania, Berisha tregon “urën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer “urën lidhëse” mes tij dhe SHBA-së si dhe Britanisë, të cilët e kanë futur në listën e zezë.

I ftuar në emisionin “Noë me Erla Mëhillin”, ish-kryeministri tha se pavarësisht marrëdhënieve të tij jo të mira me përfaqësuesit e SHBA-së dhe Britanisë, Partia Demokratike ka komunikime konstante me ta.

Ai tregoi se janë Gazment Bardhi dhe Belind Këlliçi ata të cilët zhvillojnë takime dhe komunikojnë me ndërkombëtarët.

 “Marrëdhëniet e mia personale janë tashme të njohura, vazhdojnë proceset gjyqësore për qëndrimet pa asnjë fakt, document. Por marrëdhëniet e PD me SHBA dhe Britaninë, janë konstante, janë disa përfaqësues të PD që takohen në mënyrë periodike me diplomatët, Gazment Bardhi, Këlliçi.

Ne mbajmë lidhje konstante me OSBE-në, me ambasdorin e OSBE-së, me ambasadorin gjerman, me të gjithë. Proceset gjyqësore të miat me ndërkombëtaret janë të pandërprera”, u shpreh Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese