Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

I infektuari me COVID-19 thyen rregullat dhe futet në avion, tmerrohen pasagjerët në Londër (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Momenti kur punonjesit e shendetesise nxjerrin nga avioni te infektuarin me COVID-19

Një person i infektuar me COVID-19 është futur në një avion në aeroportin e Londrës, duke thyer rregullat e izolimit.

Pamjet e filmuara nga një pasagjer tregojnë tre zyrtarë të shëndetësisë të veshur me kostume mbrojtëse që hyjnë në avion dhe nxjerrin jashtë të infektuarin, ndërkohë që ekuipazhi mundohet të mbajë të qetë pasagjerët në vendet e tyre.

Ulësja dhe vendi rreth tij u dezinfektuan menjëherë, përpara se avioni të fluturonte drejt destinacionit, Pisa.

“Për një kohë shumë të shkurtër, më pak se 10 minuta, të gjithë ishin të ulur në aeroplan para nisjes. Kishte pak rrezik të transmetimit të koronavirusit pasi të gjithë mbanin maska për fytyrën”, thuhet në një njoftim të aeroportit Stansted.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll