I infektuari me Covid-19 tentoi të kalonte në Greqi, 65-vjeçari gjobitet me 700 mijë lekë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:03 27-11-2020 I infektuari me Covid-19 tentoi të kalonte në Greqi, 65-vjeçari gjobitet me 700 mijë lekë

Një 65-vjeçar i infektuar me koronavirus ka tentuar që të kalojë në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Policia njofton se 65-vjeçari me iniciale V. Ll., banues në fshatin Lumas, Elbasan është gjobitur me 700 mijë lekë dhe është proceduar penalisht.

"Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve  shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë".

Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.

Gjithashtu,  këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë", thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mjekja reumatologe në karrigen me rrota për shkak të sëmundjes, tregon eksperiencën e saj me Covid-19: Kisha dhimbje të forta në shpinë, temperatura mu rrit deri në 38.5
Covid-19 i merr jetën në moshën 76 vjeçare piktores së njohur Lumturi Blloshmi »
Article Logic
Execution time: 0.013447999954224
array(1) { ["section"]=> string(95) "i-infektuari-me-covid-19-tentoi-te-kalonte-ne-greqi-65-vjecari-gjobitet-me-700-mije-leke-229323" }