Hapësire reklamuese

Bota

I infektuar me koronavirus, Presidenti Donald Trump niset drejt spitalit

Shkruar nga Newsbomb
Donald Trump

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melanie rezultuan pozitiv në testin e koronavirusit.

Edhe pse fillimisht zyrtarët e “Shtëpisë së Bardhë” deklaruan se çifti presidencial ishte në gjendje të mirë, Trump është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Mjekësore Walter Reed, raporton CNN

Që nga mëngjesi Trump ka patur ethe, ndaj mjekët i kanë rekomanduar që të kryejë një kontroll më të detajuar në këtë spital ushtarak.

Ndërkohë bashkëshortja e Trump ka vetëm një kollë të lehtë dhe pak dhimbje koke, ndërsa pjesa tjetër e familjes ka rezultuar negative në testet për koronavirus.


Sondazh

Poll