Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Peqin.
Bëhet me dije se një i moshuar ka humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa përgjigjia e tamponit që ka rezultuar pozitiv ka dalë pas vdekjes, raporton ‘abcnews’.
Sakaq mësohet së në Peqin janë shënuar 4 raste të reja, dy prej të cilëve janë punonjës të burgut, duke e çuar në mbi 30 numrin e të infektuarve.
Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit 4 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa janë shënuar edhe 178 raste të reja.
Sondazh
Poll