Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

I infektuar me Covid-19, kryeministri i Luksemburgut në gjendje të rëndë në spital, kishte marrë një nga dozat e vaksinës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel, prej më shumë se një jave është infektuar me Covid-19 dhe prej dy ditësh ndodhet në gjendje të rënduar në spital. Lajmi bëhet me dije përmes një deklarate për shtyp nga zëdhënësi i tij.

48 vjeçari u shtrua në spital pasi shfaqi probleme me frymëmarrjen, ndërsa doli pozitiv me Covid-19 më 27 qershor. Bettel mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca më 6 maj dhe kishte për të marrë dozën e tij të dytë brenda dy ditësh.

“Gjendja aktuale mjekësore e kryeministrit konsiderohet e rëndë, por e qëndrueshme. Kështu, stafi mjekësor përreth kryeministrit vendosi që shtrimi në spital është aktualisht i nevojshëm në mënyrë që të jetë në gjendje të vazhdojë vëzhgimin, kjo për një kohëzgjatje të vlerësuar prej 2-4 ditësh”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Më shumë

spot_img
spot_img