Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
81 %
2.6kmh
90 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

I iku Policisë se dha patentën e shokut, arrestohet në Tiranë 20 vjeçari i shpallur në kërkim, tani akuzohet dhe për mashtrim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dad5d0f0b97b2bb48db6b1393ba60c9a

Një 20 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për drejtim mjeti pa patentë dhe mashtrim.

Sipas njoftimit, i riu me inicialet B.D është ndaluar nga efektivët e Policisë rrugore në rrugën Thumanë-Fushë Krujë teksa drejtonte mjetin tip Hyundai dhe i ka shpëtuar Policisë pasi ka dhënë patentën e një personi tjetër. Pas verifikimeve, ka rezultuar se patenta nuk i përkiste të riut.

“Shërbimet e Policisë ndaluan shtetasin B. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mashtrimi”, pasi më datë 27.10.2020, në segmentin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai” pa leje drejtimi, është ndaluar për kontroll nga shërbimet e Policisë dhe i ka paraqitur atyre lejen e drejtimit të një shtetasi tjetër”, njofton Policia.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img