Një i ri shqiptar u arratis nga rajoni i policisë së Akropolit, në Greqi. 18-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte shoqëruar në ambientet e policisë së Akropolit për vjedhje, kur u arratis në rrethana momentalisht të paqarta.
Por aventura e tij zgjati pak, pasi Policia shpërndau fotot e tij dhe iu vu në ndjekje, ndërsa ra në pranga pak orë pas arratisjes.
Mediat greke raportojnë se shqiptari ishte arrestuar për vjedhjen e një motori, ndërsa mësohet se ka precedentë të mëparshëm penalë lidhur me vjedhjet.
Sondazh
Poll