I humbur prej 4 ditësh, bashkëshortja e kapitenit të jahtit turk përgjërohet me lot në sy: Më ndihmoni, vajza pyet për të atin (BISEDA E FUNDIT MES TYRE)
Shkruar nga Newsbomb
'Atik Bey' u gjet para katër ditësh i braktisur në ujërat ndërkombëtare nga disa peshkarexha. Sipas rregullores së lundrimit, ai u ankorua në Portin e Shëngjinit, destinacionin më të afërt. Fillimisht, u raportua se jahti luksoz i përkiste Sevgin Yavuzit, një biznesmen 31-vjeçar nga Turqia. Por, në vijim u konfirmua se pronari i vërtetë i katamaranit është Nedim Akyuz, biznesmen. Sipas informacioneve, jahti ishte nisur nga Kotorri në Malin e Zi me destinacion Greqinë. Në të ndodhej vetëm kapiteni Sezgin Yavuz. Për fatin e tij nuk ka asnjë të dhënë konkrete. Interpol Tirana është angazhuar për gjetjen e tij.