Hapësire reklamuese

Aktualitet

I humbi të dyja këmbët, Indrit Sadedini mbërrin në gjendje të rëndë shëndetësore te Trauma në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
I humbi të dyja këmbët, Indrit Sadedini mbërrin në

Indrit Sadedini, biznesmeni i cili mbeti i plagosur rëndë  nga atentati i sotëm në Vlorë, ka mbërritur te spitali i Traumës në kryeqytet.

Burime për mediat bëjnë me dije se 33-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka humbu dhe dy këmbët nga shpërthimi i fuqishëm i tritolit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme automjetit të 33 vjeçarit në lagjen “10 korriku” shumë pranë Lungomares.

Sadedini dyshohet se ka qënë duke kaluar poshtë pallatit të tij dhe në momentin që ka kaluar pranë një trotuari aty ka shpërthyer lënda plasëse tip tritol.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi dyshohet si ai ishte i perfshirë në trafik të lëndëve narkotike.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll