Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
23 %
3.6kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

I hoqi të drejtën Institutit për hetimin e krimeve përpara 1944, studiuesi Erald Kapri kritikon vendimin e Parlamentit: Krimet e luftës civile të pazbardhura, goditet kujtimi i mijërave viktimave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e enjte Parlamenti i Shqipërisë i ka hequr të drejtën Institutit që studion krimet e komunizmit që të prekë periudhën para vitit 1944.

Në ligjin e ri përcaktohet që periudha e komunizmit nis nmë 29 nëntor 1944, ndërkohë që është fshirë e gjithë veprimtaria që ka përgatitur ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Këtë vendim të Parlamentit e ka kritikuar studiuesi erald Kapri, i cili shprehet për Abc News se kjo është një goditje e rëndë e kujtimit të mijëra viktimave që shkaktoi komunizmi.

“Ky ndryshim ligjor godet kulturën e kujtesës në Shqipëri, godet kujtimin e mijëra viktimave të vrarë nga komunizmi dhe është mjaftë e rëndë që ndodhi që në të njëjtën ditë kur Parlamenti miratoi një Rezolutë që njeh Holokaustin, që të nderojë kujtimin e viktimave hebreje të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërkohë me ligj kufizon vetveten të studiojë krimet e veta.

Komunizmi dhe diktatura erdhi si pasojë e Luftës Civile në Shqipëri dhe kjo meriton një studim shumë të thelluar, kush u përfshi, arsyet e krimeve gjatë luftës, lufta për pushtet ka nisur në luftë. Si mund ta mohojmë ne këtë në studim. Në mesin e nëntorit të 1944 është bërë masakra e “Hotel Bristolit” në Tiranë, vëllezërit e Musine Kokalarit janë vrarë aty, janë dhjetëra viktima të gjetura në bodrumin e hotelit të kryera nga komunistët. Me ligj ky krim nuk i lejohet të studiohet, ndërkohë gjyqi special që është bërë në ’45, pak muaj më pas, mund ta studiosh. Kjo është non sens”, tha studiuesi.

Sipas Kaprit janë disa faza, përfshirë dhe atë të Luftës Civile, të 1943-1944, ku u shkaktuan mijëra viktima, që duhen studiuar.

“Gjithë periudha e luftës, që me themelimin e Partisë Komuniste, me mënyrën si ajo u vu në shërbim të Jugosllavëve, mënyrën si është organizuar gjithë organizata në pikëpamje terroriste për të kryer ekzekutime gjatë luftës qoftë brenda llojit, qoftë kundërshtarë politikë me ligj nuk lejohet të studiohen”, u shpreh Kapri.

Ndryshimet në ligj, që u iniciuan nga PS, kanë si qëllim edhe përjashtimin nga studimi të të gjithë veprimtarisë së Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare që nga themelimi po ashtu dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“E majta e lidhur shumë me të kaluarën e diktaturës kërkon ta ndajë çështjen e luftës me çështjen e diktaturës. Çështjen e luftës e sheh si diçka heroike, aty ku ka origjinën e vet, nuk kërkon pra ta bëj pis”, përfundoi studiuesi erald Kapri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img