Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
51 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
36 °
Die
37 °
E mërkurë, 29 Qershor, 2022
spot_img

I hodhën tritolin te biznesi, pronari është kryetar i grupseksionit të PD: Më kanë sulmuar 5 herë brenda muajit, s’besoj se ka lidhje me politikën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Flet pronari i biznesit në zonën e Kënetës në Durrës, biznesi i të cilit u sulmua me lëndë eksplozive.

Shaban Aga ka deklaruar për “Balkanweb” se kjo është hera e pestë që sulmohet brenda muajit në banesën e tij dhe bën apel për gjetjen e autorëve dhe vendosjes së drejtësisë.

albsig

spring

“Është e pesta herë brenda muajit që e kanë sulmuar në banesën e tij. Dy herë më kanë hyrë në banesë dhe më kanë lyer makinën me benzinë. Dy herë më kanë qëlluar në drejtim të banesës me armë dhe kjo është hera e pestë që më hedhin tritol. Si pasojë e kësaj raprezaleje, 3 fëmijët i kam nisur në Gjermani dhe në Angli. Jetoja vetëm në shtëpi, ndërsa gruan e kisha çuar te njerëzit e saj. Kërkoj drejtësi, të zbardhet kjo ngjarje. Kush janë këta persona të interesuar të më godasin, kur unë filmimet jam kam çuar dhe policisë”, tha 58-vjeçari.

I pyetur nëse kjo ka të bëjë me politikën, duke qenë se është kryetari i grupseksionit të PD në lagje, Aga mohoi.

“Nuk besoj se ka motiv politik ky sulm”, tha ai.

Ndërkohë lidhur me dyshmet e policisë për një 31-vjeçar nga Burreli, me të cilin thotë se ka pasur konflikte, 58-vjeçari deklaron se nuk ka asnjë problem me atë person dhe nuk i ka asnjë borxh.

“Nuk kam asnjë problem me atë person që thotë policia, nuk i kam ndonjë borxh. Unë kam 22 vjet që jetoj në zonën e Kënetës, më njeh gjithë lagjja që unë nuk i kam borxh askujt.

Ai mendon se djali im i ka borxh 31-vjeçarit nga Burreli, por djali im është sqaruar.

Para disa muajsh më ka çuar fjalë ky person që ka pasur një borxh të pashlyer me djalin tim në Angli, por i thashë nga unë si prind a të kam ndonjë detyrim, unë si person? Unë nuk i kam gjë detyrim dhe as djali nuk i ka, është sqaruar. Dua që këtë çështjes ta zgjidhë policia, ose më duhet të iki nga shtëpia ime, por s’kam pse të iki, ose të gjej rrugë të tjera që të zgjidh këtë problem”, deklaroi 58-vjeçari.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img