Hapësire reklamuese

Aktualitet

I grabiti të moshuarës 13 mijë euro në banesë, policia: Gruaja u hoq si fallxhore

Shkruar nga Newsbomb
I grabiti të moshuarës 13 mijë euro në banesë, policia:

Policia ka sqaruar grabitjen në fshatin Zhame të Lushjnës, ku një gruaje të moshuar iu grabit një shumë e madhe parash që mbante në banesë.

Policia thotë se ka qenë shtetasi shtetasi A. I., 60 vjeç që ka bërë kallëzimin që një grua ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe i ka marrë rreth 13 mijë euro, me pretendimin se do t’i parashikonte fatin.

Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasi A. I., 60 vjeç, banues në fshatin Zhamë, se në banesën e tyre, një shtetase ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe i marrë një shumë parash, me pretendimin se do t’i parashikonte fatin. Po punohet për identifikimin dhe për kapjen e kësaj shtetaseje.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

E teksa policia jep këtë version për ngjarjen, e moshuara që ra preh e grabitjes ka dhënë një tjetër version për “Tv klan”.  Ajo është shprehur se një grua i ka shkuar në banesë duke i thënë se ishte nga Tetova e se donte ujë. Më pas i ka hdhurr gruas substancë për ta vënë në gjumë dhe kështu ka grabitur paratë.

“Hyri te porta, thashë mikeshë jo se nuk e njihja. Më tha vij nga Tetova, du içik ujë. I thashë nga Tetova vjen për ujë ti, nuk kam mundësi unë. A nuk sheh si jam? Pa depozitën që ishte aty, mbushi ujë. Më tha dalim çik në diell, më tha të paskan bërë magji. Ime më më tha është 80 vjeçe, më tha duan që të vrasin çunin, i thashë si di unë këto llafe. E s’mbaj mend më asnjë gjë. Nuk e di ça më bëri. Më duket sikur ia kam dhënë me duart e mia. Kur mori kthesën poshtë, u mendova ça më bëri kjo grua, e shkova drejt e te lekët. I kam pas te një kasetë e vogël, se dinte asnjë vendin e tyre. Mund të ishte 40 ose 30, nuk ishte moshë e thyer”, tha ajo për “Tv Klan”.

Lexo edhe: Gruaja grabit të mosharën në Lushjnë, e vuri në gjumë dhe i vodhi paratë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese