Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
33 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I grabitën 30 milion lekë kambistit, arrestohet një 22-vjeçar në Tiranë, shpallen në kërkim dy të tjerë (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë ku një kambisti i vodhën 3 milion lekë të reja.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Roni Spahu, 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. 

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit M. Gj., 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe  M. B., 26 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë.

Kujtojmë që personat në fjalë dy ditë më parë në rrugën “Mihal Duri”, këta persona vodhën me dhunë shumën prej 3.000.000 lekësh të rinj, shtetasit Qani Zili, 60 vjeç, punonjës i një pike valute.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Valuta”.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord ngjarja e ndodhur më datë 04.05.2021, në rrugën “Mihal Duri”, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë 3.000.000 lekë të rinj, punonjësit të një pike valute.   

Arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy nga bashkëpunëtorët, me precedent të mëparshëm penal.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale shuma e parave të vjedhura nga këta 3 shtetas.   

Në vijim të punës të pandërprerë hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 04.05.2021, në rrugën “Mihal Duri”, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë shumën prej 3.000.000 lekësh të rinj, shtetasit Q. Z., 60 vjeç, punonjës i një pike valute, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit e Krimit ndaj Jetës dhe Pronës,nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Valuta”, si rezultat e të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. S., 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. 

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit M. Gj., 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe  M. B.(😎., 26 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët kanë qenë dy personat që ndodheshin me motor në momentin që ka ndodhur ngjarja, ndërsa shtetasi R. S. (i arrestuar) i ka ndihmuar duke i informuar për lëvizjet e të dëmtuarit.    

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

182587205 515665416478906 5619430691495791008 n

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img