Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 50 vjeçar dhe ka sekuestruar armë dhe municione.
Burime të policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Rrok Rretani 50 vjeç, banues në fshatin Rranxa Bushat Shkodër
Mbi 50-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuhetisë dhe sportive”.
Gjatë një kontrolli në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-1 armë zjarri automatik model 56
-1 armë gjahu (pa leje)
-706 fishekë
-1100 kapsolla
-4 qese me barut
-4 qese me saçme