Policia e Fierit arreston në flagrancë një person, pasi u kap me një sasi lënde narkotike.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Arsen Kapllanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Graçie në Mallakastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga Kodi Penal.