Policia e Matit njofton se ka arrestuar shtetasin Hazmi Kurtaxha 43 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën disa municione luftarake.
Në banesë policia ka gjetur dhe sekuestruar 3 granata, 1 automatik, 2 pushkë dhe lëndë të tjera plasëse. Materialet i kanë kaluar prokurorisë në cilësinë e provës materiale.
Mbi shtetasin 43 vjeçar, rëndon akuza për kryerjen e veprës penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake.
Sondazh
Poll