Hapësire reklamuese

Aktualitet

I gjenden fidanë droge në kubikë, pranga dy personave në Mirditë

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Policia e Mirditës ka kryer kontrolle të imtësishme për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Mirditës pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës hetimore të bërë, bëri të mundur gjetjen dhe asgjësimin të disa fidanëve në kubikë, në një ambient të mbyllur, në fshatin Kaçinar, Mirditë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të dy shtetasve:

- E.L., 31 vjeç, banues në Lezhë;

- J.D., 21 vjeç, banues në Krujë.

Policia Mirditë në bashkëpunim me Prokurorinë Lezhë po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale, për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale të tentativës për kultivim tê bimëve narkotike.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll