Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

I gjakosur dhe me pranga në dorë, PAMJE TË RËNDA nga shqiptari i ekzekutuar nga policët  në Athinë (Si ndodhi ngjarja e përgjakshme)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Personi që shihni në foto është shqiptar që shkaktoi trazira të mëdha mbrëmjen e djeshme në Athinë me një bilanc Lufte, ku dy persona humbën jetën dhe tre mbetën të plagosur.

Sherri dhe përplasja me armë mes disa shqiptarëve nisi në Kato Patisia dhe përfundoi me ekzekutimin e shqiptarit nga policët në Aghii Anargyri, vetëm pak kilometra larg qendrës së Athinës.

albsig

Mediat greke bëjnë me dije se gjithçka nisi, kur një makinë që  drejtohej nga një grua u përplas me një motor që drejtohej nga një i ri. Pas përplasjes të gjithë kanë zbritur dhe kanë nisur të debatojnë, pasagjeri që ndodhej në makinë me gruan që shkaktoi aksidentin ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejtuesin e motorit, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Motorin e ka ndjekur babai i viktimës, me një makinë tip Audi, në të cilën udhëtonin dy persona të tjerë. Babai, sipas burimeve të policisë greke, ka parë skenën dhe në moment ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar autorin që plagosi djalin e tij, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Menjëherë pas kësaj shqiptari që vrau bashkëkombësin ka grabitur një makinë dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Policia u vu në kërkim të shqiptarit, i cili po grabiste një karburant.

I dyshuari ka tentuar të ikë. Makina e patrullës e ka ndjekur. Më pas, burri ka qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë, duke plagosur njërin në këmbë, ndërsa i dyti ka marrë një plumb lart  ne gjoks.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar gruan e cila shkaktoi aksidentin, ndërsa policia helene po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img