Hapësire reklamuese

Social Bomb

'I gëzuar’ nga Eurobondi, Rama batuta me gazetaret: Meqë ju jeni një specie e rrallë në ekonomi dhe unë një piktor i vjetër...

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë me gazetarët lidhur me emetimin e Eurobondit me vlerë 650 milionë euro në tregjet ndërkombëtare, ku tha se ky është një lajm i jashtëzakonshëm por nuk ka marrë vëmendjen e merituar.

Por pasi ka dhënë informacione të mjaftueshme lidhur me këtë temë, Rama u ka kërkuar gazetarëve të vazhdojnë me pyetje të tjera, por ata kanë këmbëngulur te Eurobondi. Kësisoj, gjatë takimit nuk kanë munguar as batutat me disa prej gazetareve, të tipit “ne piktorët e kemi keq këtë se dalin shumë shpesh nëpër takime”.

Rama (pas pyetjes së gazetares përsëri në lidhje me eurobondin): Me këto që dëgjove sot mund të bësh një film dhe jo lajm 3 minuta. Nëse kërkon më shumë informacion nesër ke në dispozicion 2 ministrat.

Meqë ju jeni një specie e rrallë ne ekonomi që merreni në mënyrë të zgjeruar... Një gazetareje kaq të vjetër në ekonomi dhe një piktor i vjetër, une po ju përgjigjem. Eurobondi është diçka tjetër. Është një investim i tregjeve kapitale në vendin tonë dhe bazuar në këtë ne falë këtij rezultati kemi  fituar kredibilitet dhe një bazë të fortë për të çuar planin përpara. Nuk është eurobondi që i financon në mënyrë të drejtpërdrejt rindërtimit spitalet apo shkollat.

Gazetarja tjetër: Meqë ne gazetarët e ekonomisë nuk vijmë shpesh me ju, edhe një pyetje ju lutem...

Rama: Kurse ne piktorët e kemi shumë keq këtë që dalin shumë shpesh nëpër takime.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll