Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

I fuste fëmijët në dhomë sekrete? Flet ish-truproja e Michael Jackson: Shtyje derën dhe të zinte paniku, por…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Michael Jackson është akuzuar shpeshherë para dhe pas vdekjes për abuzim seksual me fëmijë të vegjël. Mediet e huaja kanë publikuar disa rrëfime, të cilat kanë tronditur gjithë opinionin publik.

Çështja më e përfolur është se këngëtari i ndjerë ka pasur dhe një dhomë sekrete për fëmijë, por të vërtetën e dinë vetëm personat përreth tij.

Së fundmi ka folur ish-truproja i Jackson, Matt Fiddes, i cili ka zbuluar se si qëndron e vërteta reth kësaj çështje.

“Ata (kritikuesit) përpiqen të tregojnë se ai ndërtoi një dhomë sekrete për fëmijë, por të gjithë ishin aty kur ai bleu shtëpinë dhe në të vërtetë ajo ishte një dhomë paniku. Ai ishte një multi-miliarder dhe ishte shumë normale të kishte një dhomë paniku… mund të shtyje derën dhe ai kishte gjëra atje për ta kënaqur për disa ditë derisa problemi të zgjidhej.Shumë herë njerëzit donin të futeshin brenda dhe alarmet fikeshin dhe stafi i thoshte të futej në dhomën e panikut. Kështu, ajo nuk ishte një dhomë sekrete, është gjëja më qesharake që njerëzit mund të shpiknin”, ka thënë ish-truproja e Jackson.

Fiddes ka treguar se fansat e Michael mund të dëgjojnë së shpejti ndonjë këngë të re, të papublikuar më parë.

“Mendoj se ka më shumë albume që do të publikohen. Mendoj se do të ketë një biopik (film për një personazh të fanshmëm) pak a shumë si ai i Freddie Mercury”, është shprehur ish-truproja.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img