Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

I fundit në listë që mori mandatin në Tiranë, Shalsi: Do vazhdojmë të punojmë me pasion dhe përkushtim, bashkë i’a dolëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi ka reaguar pas fitores së Partisë Socialiste pas zgjedhjeve, por edhe për fitoren e tij, pasi arriti të merrte mandatin e deputetit në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Shalsi shkruan se shqiptarët folën me vota dhe që i dhanë PS një fitore bindëse.

Ai ka falenderuar të gjitha ata që e mbështetën, teksa shkruan se puna do të vijojë me pasion dhe përkushtim për të gjithë ata që besuan në PS.

Postimi i plotë i Shalsit:

Fitore historike e Partisë Socialiste!

Shqiptarët folën me votë duke na dhënë një fitore bindëse.

Do vazhdojmë të punojmë me pasion dhe përkushtim çdo ditë për ta forcuar besimin që na keni dhënë.

Faleminderit çdo qytetari që na besoi, çdo socialisti që punoi në çdo organizatë nga Jugu në Veri. Faleminderit për sakrificën grupeve drejtuese të KZAZ-ve, anëtarëve të komisioneve, numëruesve, vëzhguesve, të cilët patën një mision historik në administrimin e procesit të votimit e numërimit.

Faleminderit ekipit tim, familjes, çdo miku, çdo qytetari veçanërisht në qarkun e Tiranës, ku ndonëse me vetëm një muaj e gjysëm fushatë individuale, në sajë të mbështetjes, u bë e mundur edhe fitorja ime.

Bashkë i’a dolëm. Ne jemi Partia Socialiste, ne jemi KAMPIONË! 🏆

Faleminderit! ❤️

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img