Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

I ftuar te Syri, Meta sfidon hapur Ramën: Bëhu trim dhe hajde sot, merr po deshe dhe “të fortët”e tu. Po ashtu vij unë ku të jesh ti!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka sfiduar hapur sot kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në një përballje televizive, që në fakt ka kohë që kërkohet nga Meta dhe Basha, por Rama ka refuzuar.

Kreu i Shtetit është i ftuar sot tek Syri.tv dhe i bën thirrje Kreut të Qeverisë që t’í bashkohet në përballje televizive, e nëse nuk dëshiron të shkojë tek gazetari Çim Peka, mundet që Ilir Meta të shkojë kudo që të jetë Rama.

“Po pres me padurim përgjigjen tënde o trimi i xha Jahos!”, shkruan Meta.

Shënimi i Ilir Metës

Një ftesë e sinqertë për Kapedanin e Bllokut!

Sot në ora 20:45, jam i ftuar për një intervistë live në Syri TV nga Çim Peka.

Të ftoj edhe ty të bëhesh trim dhe të vish sot në një përballje televizive para shqiptarëve.

Nëse ke siklet të vish vetëm merr kë të duash me vete, deputet nga partia ose hajde bashkë me të gjithë “të fortët” e tu.

Nëse ti nuk do debat televiziv tek Çimi, unë e le atë për ty dhe vij kudo që të jesh ti.

Vetëm të lutem më thuaj!

Bëhu njëherë trim, hë të keqen, se dita e Llogaridhënies erdhi.

Të lutem më thuaj!

Po pres me padurim përgjigjen tënde o trimi i xha Jahos!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img