Janë arrestuar nga policia greke, shqiptari dhe pakistanezi që u arratisën pak ditë më parë së bashku me tre shqiptarë të tjerë nga burgu i Hanias, por që janë arratisur.
Mediat greke bëjnë me dije se të arratisurit kanë rënë në prangat e policisë pasi moti i ftohtë dhe uria ka bërë që ata të lëviznin të kërkonin ushqim dhe strehë.
Kujtohet se 35-vjeçari pakistanez është i dënuar me burgim të përjetshëm për tre vrasje, ndërsa shqiptari i arrestuar për trafikim droge.
“Pas një informimi të mëparshëm, Shtabi i Policisë Helenike njoftoi se dy të arrestuarit e tjerë që ishin arratisur në orët e mëngjesit të së hënës, 7 shkurt 2022, nga qendrat e paraburgimit të Departamentit të Transferimeve të Gjykatës Chania, u arrestuan së fundmi në Chania të Kretës.
Arrestimi u bë në kuadër të një operacioni të organizuar policor, me pjesëmarrjen e punonjësve të policisë së Departamentit të Krimit të Organizuar të Kretës, nëndrejtorit të Sigurisë së Chania, Departamentit të Prokurorisë së Drogës në Chania dhe OPKE. Chania. I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë kompetente” thuhet në njoftimin e policisë greke.
Kujtohet se tre të dënuarit e tjerë shqiptarë që u arratisën, u arrestuan në një pjesë qendrore të Heraklion mbrëmjen e së hënës dhe më konkretisht në pedonalen e Perdikarit.