Një tjetër shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane. Sipas mediave vendase mësohet se shqiptari ishte fshehur mes paletave me birrë dhe detergjentëve dhe ishte gati që të nisej për në Shqipëri.
Mirëpo, policët në portin e Barit e zbuluan shqiptarin dhe e çuan në qeli para se të largohej përfundimisht nga toka italiane.
Ky shtetas, identiteti i të cilit deri më tani nuk është publik nga mediat italiane, ishte dënuar më herët nga gjykata e Vallo della Lucania, pasi konsiderohej anëtar i një organizate të përfshirë në vjedhje në zonën e Cilentos.
Sondazh
Poll