Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

I fluturoi mbi kokë droni me flamurin e PD-së gjatë takimit elektoral në Tropojë, Malaj: Shqiponja nuk merret me sorra

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Petrit Malaj ka reaguar për incidentin që ndodhi ditën e djeshme, teksa ishtë në një bashkëbisedim me qytetarët në Topojë, kaloi një dron që valëviste flamurin e Partisë Demokratike.

Ai ka postuar videon e plotë në Facebook, dhe thotë se ai nuk ndikohet nga disa çapaçulë. Në postimin e tij ai shkuran se i vetmi shpend që merr guximin t’i bjerë në qafë shqiponjës është sorra.

“I vetmi shpend që e merr guximin ti bjer në qafë shqiponjës, është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon ti çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet, as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. Thjeshtë hap krahët dhe fillon të fluturoj lart,” shkruan ai në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Kjo është përgjigjia ime, ndaj provokimit të sotëm, dhe gjithë “portaleve” dhe personave dezinformues, të cilët kanë për qëllim vetëm të gënjejnë qytetarët Tropojan dhe mbarë Shqipërinë, duke nxjerrë pamjet e sotme të pjesshme dhe pa zë. Ky takim, jo vetëm që nuk u ndikua nga disa çapaçul, por ishte një organizim madhështor nga të rinjtë tropojan me vizion të ri, larg nga e vjetra dhe me sytë nga e ardhmja e tyre, duke lënë pas, militantizmat dhe tifozllëkun e verbër politik!

“I vetmi shpend që e merr guximin ti bjer në qafë shqiponjës, është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon ti çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet, as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. Thjeshtë hap krahët dhe fillon të fluturoj lart. Sa më lart ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit. Mos humb kohë me njerëzit e pavlerë, ngjitu në nivele të larta dhe ata do të zhduken vetë. Kjo është mënyra më e mirë për ti hequr qafe sulmet e kota nga njerëz të kotë”.

Në 25 prill, Tropoja do të japë sinjalin e pritur për 30 vite.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img