Është arrestuar një 41-vjeçar, i cili ka thyer masën ‘arrest shtëpie’ dhe ka përndjekur një vajzë të re.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shetasi V.N., 41 vjeç. Personi në fjalë ka qenë nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpie".
Forcat blu bëjnë të ditur se 41-vjeçari theu masën dhe dyshohet të ketë përndjekur një 28- vjeçare, duke i krijuar kësaj të fundit gjendej frike dhe pasigurie.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për hetim të mëtejshëm të ngjarjes.