Hapësire reklamuese

Aktualitet

I “fiksuar” pas shpejtësisë, ky është 21-vjeçari që aksidentoi të rinjtë në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
I “fiksuar” pas shpejtësisë, ky është

Ky është 21-vjeçari Jorgaq Thengjilli i cili ra në prangat e policisë mbrëmjen e kësaj të diele pasi aksidentoi dy të rinj pranë Kryeministrisë në Tiranë.  Ashtu si dhe policia njoftoi më herët ky shtetas është ndëshuar dhe më parë. Ai rezulton se është gjobitur 20 herë, ku një prej gjobave e ka marrë më 23 korrik të këtij viti për tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi mesditën e sotme në Tiranë, pranë Kryeministrisë. 21-vjeçari Jorgaq Thengjilli përplasi me automjet një çift të rinjsh teksa po ecnin në trotuar.

Të rinjtë janë transportuar në spital, ndërsa burime bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por po mbahen në mbikëqyrje nga bluzat e bardha. 21-vjeçari, i lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, iu nënshtrua edhe testit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, për të cilat rezultoi negativ.

LEXO EDHE: Përplasi dy këmbësorët pranë Kryeministrisë, arrestohet shoferi problematik (EMRI)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese