Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

I famshëm për propozimin te “Kënga Magjike”, dy televizione kërkojnë ta punësojnë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d471a9d8932bf429310d05f34b3615ce

Propozimi për martesë që Lulzim Tota i bëri ‘live’ të dashurës së tij në skenën e “Këngës Magjike 2015”, po sjell të tjera benefite për të.

Tota ka thënë për Newsbomb.al se dy televizione të rëndësishme në Shqipëri i kanë bërë atij ofertë për të qenë pjesë e tyre.

“Këto ditë kam marrë dy oferta nga dy televizione shumë të njohura për të qenë pjesë e tyre. Dhe besoj se deri në janar do të zgjidhet çdo gjë”, ka thënë ai.

Por, Lulzimi është ende i pavendosur lidhur me ofertat që i janë bërë, kjo edhe për faktin se dëshiron një program gazmor, ku të përfshihen njerëz të famshëm dhe të thjeshtë.

“T’ju them të vërtetën nuk jam shumë i vendosur pasi dëshira ime është që të jetë diçka gazmore, që do të thotë vë në lojë, nëse mund ta quaj kështu, njerëz nga politika, arti apo të thjeshtë. Ofertat më janë bërë për sezonin e ri dhe mendoj se nga janari apo shkurti do të fillojë”, është shprehur Tota për Newsbomb.al.

Lexo edhe: 

I propozoi për martesë të dashurës ‘’Live’’ te Kënga Magjike dhe zgjohet sot i famshëm. Luli:Pse e bëra

Ja momenti i propozimit për martesë live në “Kënga Magjike” (Video)

 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img