Hapësire reklamuese

Aktualitet

I ekzekutuan vëllain para shtëpisë, ish-deputeti socialist njofton dokumentar dhe homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta

Shkruar nga Newsbomb

Ish deputeti i PS, Arben Ndoka ka njoftuar miqtë për homazhet që do të zhvillohen në nderim të vëllait të tij të ndjerë.

Ndoka bën me dije se në një vjetorin e ndarjes nga jeta të vëllait të tij, ditën e hënë më datë 10 dhjetor, në orën 10 e 30,  do të zhvillohen homazhe tek varri i Aleksandër Ndokës.

"Te nderuar miq të mi dhe të familjes sonë! Me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta të vëllait tim të ndjerë Aleksandër Ndoka, në orën 10 e 30, ditën e hënë, më datë 10 dhjetor, do të bëjmë homazhet tek varri i Sandrit. Në orën 12:00 do jemi tek Pallati i Kulturës për të ndjekur dokumentarin kushtuar Sandrit, ku familja do të tërheqë titullin "Qytetar Nderi" në emër të tij. Më pas vijojmë për tek dreka në kujtim të Sandrit", shkruan Ndoka.

Kujtojmë që Aleksandër Ndoka u ekzekutua një vit më parë me breshëri kallashnikovi në makinën e tij tip “Mitsubish”, 2 metra larg banesës në lagjen "Nënë Tereza" në Lezhë.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.