Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
2.1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

I dyti pas Luan Dacit, SPAK nis hetimet për anëtarin e vettingut Ardian Hajdari: Dyshohet se falsifikuar dokumentet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale SPAK mësohet se ka nisur hetimet për Ardian Hajdarin, anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ai akuzohet për falsifikim të dokumenteve, në garën për t’u zgjedhur anëtar i shkallës së dytë të vettingut vite më parë.

Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla. Të tre këta ish-magjistratë janë shkarkuar nga vettingu. Më parë, është kallëzuar dhe anëtari Luan Daci, i cili tashmë është përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë sepse akuza për falsifikim ndaj tij u konfirmua dhe ai u dënua.

“Krijohen dyshime se ai ka krijuar të ardhura nga avokatia gjatë vitit 2017, por nuk i ka deklaruar në tatime dhe, si rrjedhim, nuk i ka deklaruar as në deklaratën e tij të pasurisë”, pretendojnë denoncuesit të cilët shtrojnë pyetje se si janë përballuar prej tij shpenzimet për jetesë dhe si janë paguar taksat fikse të ushtrimit të aktivitetit të tij”, thuhet në kallëzimin e dorëzuar në SPAK.

Ish -prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari, ish-prokurori i Korçës Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla, kanë kallëzuar në SPAK Ardian Hajdarin për falsifikim dokumentesh me qëllim që të zgjidhej në Komisionet e Rivlerësimit.

Sipas tyre, ndryshe nga sa ka deklaruar para Komisionit Ad Hoc të Kuvendit, Hajdari në CV-në e tij, ka deklaruar se ka ushtruar profesionin e avokatit nga viti 2002-2004 dhe nga viti 2006 e në vazhdim. Pra, për 13 vite, pasi përvoja tjetër profesionale si jurist në Hidrocentralin e Komanit dhe Bashkinë e Vaut të Dejës nuk përfshihet në grupin e profesioneve të parashikuara në ligj.

Denoncuesit pretendojnë se Hajdari ka gënjyer dhe ka deklaruar të dhëna të pavërteta në Kuvend kur ka thënë se ka ushtruar profesionin e avokatit për 17 vite, në një kohë kur ai nuk mund të punonte jurist në administratë dhe njëkohësisht të ushtronte profesionin e avokatit.           

Denoncuesit e kanë kallëzuar dhe për “fshehjen e të ardhurave”, pasi ai është regjistruar për herë të parë në organet tatimore për të ushtruar profesionin e avokatit, në prill të 2007-ës. Hajdari nuk ka deklaruar fare të ardhura gjatë vitit 2017, ndërkohë që gjatë intervistimit në Kuvend, në cilësinë e avokatit, ka thënë se ka përfaqësuar dhe mbrojtur një numër shumë të lartë çështjesh gjyqësore.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img