Hapësire reklamuese

Bota

I dyti në më pak se një muaj, shpërthen sërish vullkani në Islandë

Shkruar nga Newsbomb
I dyti në më pak se një muaj, shpërthen sërish vullkani

Për të dytën herë ka shpërthyer vullkani në jug-perëndim të Islandës, ku brenda disa javësh banorët janë evakuar për të dytën herë.

Mediat e huaja raportojnë se shpërthimi i vullkanit nisi rreth orës 03:00. Ky është shpërthimi i dytë vullkanik në gadishullin Reykjanes në Islandën jugperëndimore në një muaj dhe i pesti që nga viti 2021.

Muajin e kaluar, një shpërthim filloi në atë që njihet si sistemi vullkanik Svartsengi më 18 dhjetor. Lava mbuloi qytetin e Grindavik, fatmirëisht 4000 banorët e kësaj zone ishin evakuuar.

Rreth 100 ishin kthyer në shtëpitë e tyre, ndërsa orët e ppara të mëngjesit të sotëm pasi sërish një urdhër evakuimi.

Niveli i alarmit është ngritur në "emergjencë" - më i larti i shkallës me tre nivele që sinjalizon se mund të ketë një kërcënim për dëmtim të njerëzve, komuniteteve, pronës ose mjedisit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese