Tirana
clear sky
16.3 ° C
16.3 °
16.3 °
82 %
3.1kmh
10 %
Mër
24 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
20 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

I druheni shkarkimit?  Përgjigjet Meta: Nuk shqetësohem fare se çfarë do të bëjë Gjykata Kushtetuese më çështjen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i vendit Ilir Meta ka komentuar mbrëmjen e sotme shkarkimin e tij nga Gjykata Kushtetuese, duke thënë se është një proces farsë, i cili bëhet në funksion të kapjes së shtetit. I pyetur nëse i druhet shkarkimit të tij në Kushtetuese, Meta tha në një intervistë në “A2 Cnn” se nuk shqetësohet fare nga kjo çështje, pasi është e qartë se kur shkarkohet Presidenti.

“Ka 3 vjet me hetime, për procese farse. Sa i takon përgjegjësisë që kam është e rëdësishme se bëhet në funksion të kapjes së shtetit”, tha Meta.

Pyetje: I druheni shkarkimit?

Meta: As kam patur ndonjë shqetësim se çfarë do të bëjë GJK me këtë çështje. Këto janë të bazuara ne nenin e propagandës. Kushtetuta është e qarte se kur shkarkohet presidenti, vetëm për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Shkelje e rëndë e Kushtetutës është ajo kur presidenti cënon integritetin e vendit, të nxjerrë ndonjë sekret shtetëror, i cili është në funksion të armiqve, të cenojë interesin e shqiptarëve. 

Shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës, kur shkel interesin kombëtar të vendit. Thelbi i procesit është që Meta duhet ndëshkuar se ka shkatërruar plane të armiqve të Shqipërisë. Por unë dhe ekipi im bëjmë detyrën tonë për mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë.

Presidenti gjykohet mbi aktet e tij. Unë nuk do të hyja në përmbajtje të pyetje, por do të kemi përgjigjet që do ti bëjmë para qytetarëve. Ne kemi kërkuar kohë se jemi institucion serioz. Përgjigjet do të bëhen në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img