Hapësire reklamuese

Politikë

I druheni largimit nga PD pas humbjes? Kadilli: Nuk ka shans, Luli më gjeti dhe do më lejë këtu

Shkruar nga Newsbomb
I druheni largimit nga PD pas humbjes? Kadilli: Nuk ka shans, Luli më gjeti

Fatbardh Kadilli, një nga kandidatët që ishte në garë për kreun e ri të PD, ka dhënë një deklaratë për media, ku edhe ka thënë se i njeh zgjedhjet.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse i druhet se pasi ka kundërshtuar Lulzim Bashën tani që ai u rizgjodh mund ta heqin nga PD. Kadilli u shpreh se s’ka asnjë shanc që kjo të ndodhë. Ai ndër të tjera tha se Basha e ka gjetur atë në PD dhe se aty do ta lejë.

“Nuk ka asnjë shans që dikush të marrë vendime kundër statutit të Partisë. Sulmet ndaj kryetarit janë gjëja më e shëndetshme që mund të ndodhe në një parti. Ajo që kam përjetuar si kënaqësi, është se dhe kur e kam ditur se ai përballë ka votuar tjetër kënd nuk kam pasur sulme. Që të kemi sukses duhet të ngremë një opozitë të re,” tha Kadilli.

“Në këtë parti Luli më ka gjetur dhe do të më lërë mbrapa, në parti nuk vijmë se jemi shok, por vijmë se kemi bindje të përbashkëta,” tha ai ndër të tjera.

Ndësa i pyetur se nëse i ka dërguar mesazh Bashës për fitoren ai tha "gara ishte e pabarabartë, në këto kushte nuk mund ta uroj".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll